E rëndë në Kavajë, zjarrfikësi sulmon me thikë dy kolegët e tij pas sherrit në repart

Aktualitet

E rëndë në Kavajë, zjarrfikësi sulmon me thikë dy

Një sherr mes zjarrfikësve ka ndodhur brenda repartit në Kavajë. Raportohet se një zjarrfikës është konfliktuar me kolegët e tij dhe dyshohet se ka qëlluar me thikë dy prej tyre.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se të plagosurit kanë marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në repartin zjarrfikës të Kavajës.

Ndërkohë mësohet se policia e Kavajës ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt dhe ka ndaluar personin e dyshuar si autor të sulmit ndaj kolegëve. Gjithashtu, zjarrfikësit e përfshirë në konflikt janë pezulluar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion