“Killerat” që ekzekutuan dy bosët e mafias greke, kush është shqiptari pjesë e organizatës kriminale

Aktualitet

“Killerat” që ekzekutuan dy bosët e mafias greke, kush

Policia greke ka publikuar fotot dhe detajet e organizatës kriminale përgjegjëse për vrasjen e Yiannis Skaftouros në Skourta Boiotia në prill 2022, ekzekutimin e Vassilis Roubetis dhe dhëndrit të tij, Dionysis Mouzakitis, në Korydallos në qershor 2023, tentativën për vrasje një muaj më vonë në një zonë rurale në Platanodasos Svorono, Pieria, djegien e makinave në parkingun e një karburanti në Aspropyrgos që i përkiste familjes Skaftouros dhe djegien e një magazine industriale ku makineritë e lidhura me prodhimin e duhanit u shkatërruan.

“Killerat” që ekzekutuan dy bosët e mafias greke, kush

Duke paraqitur rastin në fillim të muajit janar, drejtori i policisë së Atikës, gjeneral brigade Ioannis Skouras, kishte thënë se anëtarët e një organizate ndërkombëtare të përfshirë në rastet e vrasjeve, vrasjeve në tentativë dhe në rastet e shpërthimeve dhe zjarrvënieve, konkretisht:

– Në vrasjen e Yannis Skaftouros dhe plagosjen e dy të afërmve të tij, më 25-04-2022 në Skourta Boeotia. Konkretisht, dy persona, pasi kishin mbuluar tiparet, kanë sulmuar me armë zjarri Skaftouros, duke e vrarë, ndërsa kanë plagosur edhe dy të afërm të tij. Më pas ata janë arratisur me një motoçikletë, të cilën e kanë braktisur. Motoçikleta u gjet më vonë gjatë hetimeve.

Gjatë autopsisë në vendngjarje, ndër të tjera u gjetën 23 gëzhoja, ndërsa në sipërfaqen e makinës u gjetën gjurmët e një anëtari të organizatës.

– Në vrasjen e Vassilis Roubetis dhe Dionysis Mouzakitis , më 07-06-2023 në Korydallos, të cilët u vranë teksa hynin në parkingun e një pallati. Nga hetimet në vendngjarje u gjetën 50 gëzhoja.

Një muaj më vonë, në zonën e Aspropirgos u gjet një automjet i vjedhur, në sipërfaqen e të cilit, si dhe në objektet që përmbante, u gjetën gjurmët e gishtërinjve të dy anëtarëve të organizatës. Në të njëjtën kohë, brenda automjetit u gjetën celularë, nga analiza e të cilave u zbulua përfshirja e dy anëtarëve të tjerë të organizatës në këtë rast.

– Në tentativën e vrasjes së një burri , më datë 03.07.2023 në një zonë rurale në Platanodasos Svorono, Pieria. Në mënyrë të veçantë, dy persona me motoçikletë i janë afruar mjetit të drejtuar nga viktima dhe kanë qëlluar në drejtim të tij, duke e plagosur rëndë.

Më pas ata kanë braktisur makinën dhe janë arratisur me një mjet që drejtohej nga bashkëpunëtori i tyre. Gjatë autopsisë në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja. Nga hetimet paraprake u identifikuan autori i atentatit dhe drejtuesi i mjetit që u arratis.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion