E rëndë në Fier, gjendet i vdekur një 43-vjeçar, dyshohet se ka vrarë veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas njoftimit të policisë një 43-vjeçar është gjetur i vdekur dhe dyshohet se ka vrarë veten. Policia ka bërë me dije se ka sekuestruar armën e zjarrit, që dyshohet se është kryer krimi.
“Sot rreth orës 02:25, në lagjen "15 Tetori", Fier, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. B., 43 vjeç. Eshtë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se viktima ka vrarë veten. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarje”, njofton policia.


