Vdekja e Bashkim Finos, Rama ndalon fushatën elektorale: E pabesueshme, nuk kam fjalë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se deputeti socialist Bashkim Fino ndërroi jetë, si pasojë e Covid-19.
Kete ngjarje kryeministri e cileson si nje dite zie per familjen socialiste ndersa lajmeron se ne ndertim te Bashkim Finos, te gjitha aktivitetet elektorale te parashikuara per sot, do te ndalojne.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri ka shkruar:
E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë

Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur

