Drejt Shkodrës me 30 refugjatë në furgon, arrestohet i riu, në kërkim bashkëpunëtori

Aktualitet

Drejt Shkodrës me 30 refugjatë në furgon, arrestohet i  riu,

Një furgon që transportonte 30 emigrantë drejt Shkodrës për të kaluar kufirin është pikasur nga policia në vendin e quajtur “Ura e Dragotit” në Gjirokastër.

Mjeti drejtohej nga 32-vjeçari, banues në Tiranë, që u vendos në pranga. Ai po transportonte në drejtim të Shkodrës refugjatët kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin ilegalisht kufirin.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të shtetasit D. H., i cili dyshohet se mbikëqyrte rrugën ku kalonte furgoni, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

 Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ Finalizohet operacioni për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni i koduar “Delta 2” u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër dhe me Seksionin për Hetimin e Krimit në DVKM Gjirokastër.

Në kuadër të këtij operacioni u vu në pranga shtetasi D. H., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Dragotit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një furgon tip “Benz”, që drejtohej nga ky shtetas.

Nga kontrollet në këtë automjet u konstatuan 30 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët 32-vjeçari po i transportonte në drejtim të Shkodrës, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin ilegalisht kufirin.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të shtetasit D. H., i cili dyshohet se mbikëqyrte rrugën ku kalonte furgoni, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, në zbatim të detyrave dhe planit të hartuar nga Policia e Shtetit, ka intensifikuar përpjekjet për të forcuar bashkëpunimin me partnerët, me synim identifikimin e individëve dhe grupeve kriminale të origjinës dhe tranzitit të kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm. Këto masa të rëndësishme forcojnë edhe më tepër sigurinë në Shqipëri, vendet fqinje dhe vendet e Bashkimit Europian.
DVP Gjirokastër dhe Policia e Shtetit në tërësi shprehin angazhimin maksimal për vazhdimin e hetimeve dhe operacionet kundër grupeve kriminale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion