E rëndë/ Gjenden dy trupa të pajetë në Itali, njëri prej tyre është shqiptar, dyshohet se...

Aktualitet

E rëndë/ Gjenden dy trupa të pajetë në Itali,

Itali është tronditur pasi  janë gjetur dy trupa të vdekur ditën e djeshme në Casamicciola, në ishullin Ischia.

Viktimat janë gjetur pa jetë në shtëpitë e tyre, teksa në të dyja rastet, vlerësohet se janë vdekje nga shkaqe natyrore.

Vdekja e parë, e një 46-vjeçari me kombësi shqiptare, u zbulua nga Karabinierët rreth orës 18.30 të ditës së djeshme të martë 24 janar ndërsa policia nuk vërejti asnjë shenjë dhune.

Nuk është bërë ende i ditur identiteti i tij.

Rreth gjysmë ore më vonë u zbulua vdekja e dytë, një 66-vjeçar.

Policia ndërhyri pas kërkesës së një familjari që nuk mori përgjigje nga burri, duke hyrë në shtëpi, e duke gjetur 66-vjeçarin pa jetë, me gjasë prej disa ditësh të vdekur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion