E rende/ Digjet banesa në Fushë-Krujë, humb jetën nje person

Aktualitet

E rende/ Digjet banesa në Fushë-Krujë, humb jetën nje person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Krujë, ku një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë përfshirë banesën e tij.

92-vjeçari ishte i sëmurë dhe jetonte i vetëm, dhe se për të kujdesej nipi i tij, i cili në momentin kur shtëpia është përfshirë nga flakët nuk ndodhet aty.

Policia bën me dije se shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një furnelë.

Njoftimi

Rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A., 92 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion