Vidhnin kamionçina në Lushnje, pranga 2 të rinjve nga Tepelena

Aktualitet

Vidhnin kamionçina në Lushnje, pranga 2 të rinjve nga Tepelena

Policia e Lushnjes ka arrestuar dy persona, të akuzuar për vjedhje. Sipas policisë, shtetasit Andi Orucai 19 vjeç dhe Mariglen Kondi 25 vjeç banues në Tepelenë, vidhnin kamionçina në Lushnjë.

“Pas verifikimeve forcat e policisë kanë zbardhur edhe tre ngjarje të tjera të vjedhjes së kamionçinave që dyshohet se janë kryer nga nga dy të rinjtë. Tre vjedhjet janë kryer 24.02.2021 në fshatin Hysgjokaj, në datën 26.03.2021 në fshatin Gjuzaj dhe në datë 08.05.2021, në fshatin Konjat.   

Ndërkaq, Andi Orucai rezulton i dënuar më parë për veprat penale ‘Vjedhja’ dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’. Ndërsa, Mariglen Kondi ishte me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’. Mbi dy të rinjtë rëndon akuza Vjedhja e kryer në bashkëpunim.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion