E përplasi me makinë, Albert Kaca dënohet me 30 vite burg për aksidentin fatal të ish-kunatit

Aktualitet

E përplasi me makinë, Albert Kaca dënohet me 30 vite burg

Gjykata e Apelit ka dënuar me 30 vite burg Albert Kacën në Lezhë, pasi përplasi për vdekje ish-kunatin e tij, Ylli Mena. Fillimisht Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 35 vite burg për Kacën, pasi ky i fundit përplasi me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë.

Dënimin me 30 vite fillimisht e ka dhënë Gjykata e Shkallës së Parë, ndërkohë që pas apelimit, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi të njëjtin dënim. 

Ngjarja ndodhi me 21-shtator të vitit 2019-të në Ishull-Lezhë, teksa 32-vjeçari Ylli Mena po lëvizte me biçikletë u përplas nga një automjet dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra.


Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore rezulton se ngjarje ishte e qëllimshme dhe policia shpalli në kërkim 32-vjeçarin Albert Kaca. Autori dhe viktima kishin patur konflikte më njëri tjetrin që pas divorcit te Ylli Menës me motrën e 32-vjeçarit Kaca.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion