E përplasën dhe e lanë në anë të rrugës, ndërron jetë gruaja në Fier

Aktualitet

E përplasën dhe e lanë në anë të rrugës,

Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Lushnje. Siç bën me dije policia, ajo është gjetur anës rrugës e dëmtuar. Më pas është transportuar në spital, por fatkeqësisht nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Ende nuk dihet se kush e ka përplasur me automjet, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetase të dëmtuar, dyshohet si pasojë e një aksidenti rrugor, anës rrugës, e cila u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit. Shtetasja ende e paidentifikuar si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e shtetases ende të paidentifikuar”, njofton Policia e Fierit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion