Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali edhe 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën

Aktualitet

Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali edhe 'truri financiar'

SPAK goditi një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtare policie dhe gazetarë.Nga 19 urdhër arreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili ka lidhje me Suel Çelën.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Shega është prangosur në Milano. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë.

Përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grupi të fuqishëm më bazë me Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.Gazetarja Lala bën me dije se Shega është pronar i dy kompanive, por gjithashtu ai ka qenë ish-ortak në një biznes me babain e kryebashkiakut të Beratit, Ervin Demo. Kryesisht tenderat e fituar nga kompanitë e Bujar alias Marsel Shega kanë fituar tendera për pastrimin në Berat dhe Peqin.

Ndërkohë, Suel Çela një prej emrave më të njohur të botës së krimit, i shpallur me herët në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë. Në bazat dhe bizneset e të shumëkërkuarit në Elbasan është ushtruar kontroll ku janë martrë dokumenta dhe prova të tjera.Në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila ndodhej nën masën e arrestit në shtëpi, në kuadër të aksionit “Plumbi i Artë 2”, ndërsa është caktuar masë e re sigurie për ish-zyrtarin e policisë, Dedan Gjoni.

Në arrest shtëpi edhe dërguar avokatja e një prej anëtarëve të grupit të Suel Çelës. Me kërkesë të SPAK, gjykata ka caktuar masën e detyrimit për paraqitje për 2 gazetarë, Artan Hoxha dhe Elton Qyno. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion