E Ngarkuara e SHBA me Punë në Shqipëri shpërndan mesazhin e Trump: Siguria ekonomike, është siguri kombëtare

Aktualitet

E Ngarkuara e SHBA me Punë në Shqipëri shpërndan mesazhin e

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, mori pjesë këtë të enjte në një aktivitet të organizuar për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit.

Gjatë fjalës së saj, VanHorn theksoi rëndësinë e sigurisë ekonomike, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare. Ajo citoi edhe deklaratat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke nënvizuar se zgjedhjet teknologjike që bëjnë shtetet kanë ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin dhe sovranitetin e tyre.

“Sikurse ka thënë Presidenti Trump, siguria ekonomike është siguri kombëtare. Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në fushën e sigurisë publike dhe të infrastrukturës kritike, ku teknologjia e përzgjedhur ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve,” u shpreh VanHorn.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion