VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Holandë, zjarrfikëse dhe ekipe shpëtimi në vendngjarje

Bota

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Holandë, zjarrfikëse dhe

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar të enjten pasdite në qendrën historike të Utrechtit në Holandë. Shpërthimi shkaktoi një zjarr të madh ku si pasojë u regjistrua një person i plagosur.

Xhama të thyer dhe mbeturina mbuluan rrugën ndërsa ekipet e shpëtimit evakuuan shtëpi dhe biznese në zonë.

Një grup qytetarësh u mblodhën për të monitoruar zhvillimet, por ekipet e shpëtimit shprehën shqetësime se kjo mund të pengonte punën e tyre.

“Janë thirrur disa njësi për të ofruar ndihmë. Të gjithëve u kërkohet t’u japin hapësirë ​​ekipeve të shpëtimit dhe të mos i afrohen zonës së incidentit”, tha shërbimi i emergjencës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion