E marta me rrebeshe shiu, si pritet të jetë moti javën që vjen

Aktualitet

E marta me rrebeshe shiu, si pritet të jetë moti javën që

Për javën që presim përpara mbi vendin tonë parashikohet mot kryesisht i qëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit më të theksuar të dy anticikloneve, ai i Azoreve dhe ai Afrikan të cilët janë ngritur më lartë në gjerësitë gjeografike.

Në këtë mënyrë ky aktivitet i tyre pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe temperatura në rritje (tashmë zyrtarisht në periudhën e pranverës) edhe pse nuk do të mungojnë depërtimet e qendrave ciklonare me masa ajrore të ftohta.

Përsa u përmend edhe më lartë, për ditët e Hënë por edhe ditët e Mërkurë, Enjte dhe ditën e Premte moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat ditën e Hënë do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra në formën e pikave.

Përjashtim bënë dita e Martë. Moti për ditën e Martë parashikohet nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit. Pas orëve të mesditës mot me kthjellime e alternime vranësirash.

Temperaturat do të jenë me rritje të lehta përgjatë këtyrë ditëve (kryesisht në vlerat e mesditës), por në vlera mormale të mesatares klimaterike të vendit tonë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion