“Protesta vazhdon sepse problemet vazhdojnë!”, Pankartat e qytetarëve në protestën e 53-të kundër Ramës

Në ditën e 53-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave të vendosura në sheshin e tubimit para Kryeministrisë.
Në to dominonin thirrjet për ndryshim politik, drejtësi dhe kërkesa për lista të hapura në zgjedhje.
“53 ditë. Protesta vazhdon sepse problemet vazhdojnë”, shkruhet në njërën prej pankartave, ndërsa një tjetër shkruhet mesazhi: “53 ditë. Lista të hapura. Qytetarë të lirë”.
Pankarta të tjera i janë drejtuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve, duke shkruar: “Kryeministri poston ‘korba’, qytetarët protestojnë” dhe “53 ditë kryeministri poston etiketa, qytetarët kërkojnë drejtësi”.


