E klasifikuan pallatin me dëmtime dhe e shembën, detaje nga masat e sigurisë për 8 zyrtarët e Bashkisë së Tiranës!

Aktualitet

E klasifikuan pallatin me dëmtime dhe e shembën, detaje nga masat e

Detaje të reja në lidhje me masat e sigurisë që u dhanë dje nga gjykata për disa punonjës të Bashkisë së Tiranës. Bëhet fjalë për 8 zyrtarë, që janë dërguar nën masa të ndryshe sigurie, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Ata akuzohen për rastin e një pallati që u shemb në kuadër të procesit të rindërtimit.

Nonëse pallati kishte pësuar dëmtime, ai nuk kishte nevojë që të shembej, por mund të rikonstruktohej. Pallati u shemb dhe disa prej apartamenteve u dhanë në mënyrë të paligjshme disa personave apo kompanive të ndryshme, ndërsa banorët u nxorën në rrugë. Sakaq, këta zyrtarë akuzohen se kanë falsifikuar disa firma.

Zyrtarët e bashkisë me masa ndaluese “arrest në shtëpi” dhe detyrim paraqitje:
Aurel Çuko
Eleana Guçe
Rexhina Rakipi
Sokol Qehajaj
Aleksandra Muhametllari
Shyqyri Maloku
Fatmir Firi

HETIMET E PROKURORISE
Prokuroria e Tiranës njoftoi se hetimet nisën mbi procedimin penal nr.2505 të vitit 2021, pas denoncimit të shtetasit A.Xh për prishjen nga IMT të pallatit të tij, pa njoftim e pa vendim zyrtar. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, provoi se në Janar 2021 janë shembur 6 objekte nga Bashkia Tiranë, duke përfshirë edhe pallatin nr.140 që ishte objekti i hetimit.

Ndërsa në mars 2021, nga ana e Këshillit Bashkiak u miratua fondi për “Demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore” për 15 pallate duke përfshirë dhe objektet e demoluara më parë që në muajin janar nga Bashkia Tiranë. Shtetasja A.M. si përfaqësuese e subjektit “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION” sh.p.k dhe mbikqyrës i punimeve subjekti “MAGING studio” shpk, që fitoi tenderin e demolimit të objekteve, ka përfshirë edhe objektet që ishin të demoluara që në muajin Janar 2021, duke paraqitur rrethana të rreme, punime fiktive dhe shkaktuar dëm në vlerë monetare buxhetit të Bashkisë Tiranë me disbursimin e fondeve publike për punime fiktive. 

ME TE LEXUARAT