"Edhe shefi i SHISH hakerohet" Si ia morën Visho Ajazit 1500 dollarë!

Aktualitet

"Edhe shefi i SHISH hakerohet" Si ia morën Visho Ajazit 1500

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi ka folur për sulmet masive kibernetike.

Ai ka zbuluar detaje mbi bashkëpunimin e ngushtë me Microsoft dhe Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen e sistemeve digjitale të vendit.

Ish-ambasadori ndau edhe një episod personal, duke treguar se si njëherë i ishte hakeruar llogaria bankare shembull që, sipas tij, provon se askush nuk është i imun ndaj kërcënimeve kibernetike.

“Më ka ndodhur edhe mua. Isha në Kanada, më hakeruan llogarinë bankare dhe më vodhën 1,500 dollarë. Nëse këto ndodhin tek unë, imagjino çfarë rreziku kanë qytetarët e zakonshëm. 

Sulmi kibernetik nis nga gjërat më të thjeshta: password-i i email-it apo i celularit. Nëse e ndan me dikë tjetër, e ke humbur kontrollin”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion