“E kam blerë 150 mijë euro”, humbi banesën nga zjarri, qytetari: Natën e kam kaluar jashtë, s’kam njeri këtu
Lajmifundit
/
15 Prill 2026, 12:10
Aktualitet

Një nga banorët e pallatit që u përfshi nga zjarri ditën e djeshme pranë QSUT-së, ka dhënë një prononcim për mediat ku ka treguar se ka humbur banesën e tij nga flakët.
Ai tha se shtëpinë e ka blerë para 2 vitesh me vlerë 15 mijë euro, ndërsa shtoi se natën e ka kaluar jashtë, pasi nuk ka ku të qëndrojë në Tiranë.
“Është djegur shtëpia, e kam blerë para dy vitesh 150 mijë euro. Është shkrumbuar. Kam fjetur jashtë, jam nga Dibra, nuk kam njeri këtu”, u shpreh qytetari që humbi shtëpinë./tch


