E FUNDIT/ Sherr brenda komisariatit, efektivi i policisë godet me grusht një person. Detajet e para
Lajmifundit
/
27 Dhjetor 2022, 20:01
Aktualitet

Një sherr ka ndodhur në komisariatin e Policisë në Librazhd.
Mësohet se një efektiv policie ka goditur me grusht një person, ndërsa nuk dihen ende motivet e konfliktit.
Po ashtu nuk bëhet e ditur nëse personi që është qëlluar me grusht është nga radhët e policisë apo jo, por të dy janë shoqëruar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Panorama raporton se edhe një javë më parë, në festën që bënë efektivët e policisë për fundvit ka pasur një konflikt, ku dy policë janë konfrontuar për motive banale.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



