AKU ngre alarmin: Ky suplement ka pluhur kimik, kthejeni aty ku i keni blerë

Aktualitet

AKU ngre alarmin: Ky suplement ka pluhur kimik, kthejeni aty ku i keni

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka tërhequr nga tregu një suplement që ngadalëson rënien e flokëve, pasi sipas saj nga kontrollet laboratorike ka rezultuar se përmbante pluhur kimik.

Bëhet fjalë për produktin DU ANACAPS EXPERT 30 CAPS, i cili është suplement që konsumohet për mos rënien e flokëve dhe si dhe ndihmon në ruajtjen e thonjve të shëndetshëm.

AKU ju bën thirrje konsumatorëve që e kanë blerë këtë produkt të mos e konsumojnë, por ta kthejnë pranë subjektit ku e kanë blerë.

AKU ngre alarmin: Ky suplement ka pluhur kimik, kthejeni aty ku i keni

Njoftim për Konsumatorin

Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë), pas analizave laboratorike të kryera nga Gjermania është konstatuar prani e trupave të huaj, pluhur qelqi, në produktin DU ANACAPS EXPERT 30 CAPS, suplemente ushqimore me Nr.Loti 2K1MC.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit që tregtojnë këto suplemente ushqimore, për identifikimin, blllokimin dhe tërheqjen e produktit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje konsumatorëve që e kanë blerë këtë produkt të mos e konsumojnë por ta kthejnë pranë subjektit ku e kanë blerë.

ME TE LEXUARAT