E FUNDIT/ Dyshime se ndodhej në banesë, policia aksion në Durrës, ja kush kerkohet (EMRI)

Aktualitet

E FUNDIT/ Dyshime se ndodhej në banesë, policia aksion në

Aksion në Durrës. Policia ka zhvilluar ditën e sotme kontrolle në banesën e Aleksandër Lahos alias Pellumb Muharremit, i  njohur ndryshe si ‘Rrumi’.

Ky i fundit ishte në kërkim , dhe kishte dy urdhër arreste, një nga Prokuroria e Durrësit dhe një nga SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala tha se aksioni për kontrollin e banesës së tij është marrë pas sinjalizimeve se i shumëkërkuari ‘Rrumi’ ndodhej në shtëpi.

Ndërkohë theksohet se është shoqëruar i vëllai, Vullnet Muharremi, por më pas është lënë i lirë.

Sakaq gjatë aksionit është kapur një person me armë pa leje dhe më pas është arrestuar.

ME TE LEXUARAT