E FUNDIT/ Bie aksidentalisht nga pallati, humb jetën një person në Durrës
Lajmifundit
/
3 Dhjetor 2022, 21:53
Aktualitet

Një i moshuar ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit.
Policia e Durrësit bën me dije se ka humbur jetën 83-vjeçari me inicialet J.P.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Durrës- Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 3 Durrës, shtetasi J. P., 83 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



