Tensione në ushtrinë ruse! Rekrutët shkallmojnë derën dhe “braktisin” kazermën

Bota

 

Tensione në ushtrinë ruse! Rekrutët shkallmojnë derën

Tensionet brenda radhëve të ushtrisë ruse sa vijnë dhe po bëhen gjithnjë edhe më të mëdha. Pakënaqësitë e ushtarëve kanë bërë që ata të ngrihen në protesta brenda një bazë ushtarake ku janë grumbulluar.

Në rrjete sociale po qarkullojnë pamjet e trupave të mobilizuara ruse të cilat dyshohet se po kryejnë një kryengritje dhe largohen me forcë nga baza ushtarake.

Skenat u shpërndanë nga revista Business Ukraine – një revistë e pavarur që mbulon çështjet aktuale të Ukrainës.

Mediat ndërkombëtare nuk kanë mundur të vërtetojnë në mënyrë të pavarur lajmin, teksa është e dukshme se forcat ruse vazhdojnë të përballen me pengesa ushtarake dhe të vuajnë nga morali i ulët.

ME TE LEXUARAT