E FUNDIT/ Aksidenti i trefishtë te rrethrrotullimi i TEG-ut, ndërron jetë në spital 40-vjeçari që mbeti i plagosur

Aktualitet

E FUNDIT/ Aksidenti i trefishtë te rrethrrotullimi i TEG-ut, ndërron

Ndërron jetë në spital, shoferi 40-vjeçar me iniciale D. B. i cili mbeti i plagosur pasditen e kësaj të marte në aksidentin e ndodhur pranë rrethrrotullimit të TEG në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:25 dhe në aksident u përfshinë 3 automjete.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi D. B., si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital“, tha dhe policia e Tiranës në një njoftim të dytë për ngjarjen.

ME TE LEXUARAT