Marrin flakë tubat e aspirimit në një pallat shumëkatësh në Durrës, detajet
Lajmifundit
/
20 Qershor 2023, 19:31
Aktualitet

Tubat e aspirimit të një pallati shumëkatësh në lagjen nr 1 Durrës janë përfshire nga flakët, duke rrezikuar edhe apartamentet.
Behet me dije se në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, policia si dhe një autoambulancë.
Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikësve vuri nën kontroll situatën duke shuar flakët dhe penguar përhapjen në ambientet e tjera të pallatit.
Nga zjarri nuk pati të lënduar në njerëz.


