E FUNDIT/ Aksident në Tiranë, urbani i Unazës përplaset me motorin, plagoset një fëmijë

Aktualitet

E FUNDIT/ Aksident në Tiranë, urbani i Unazës përplaset me

Një fëmijë ka mbetur i plagosur pas një aksidenti mëngjesin e sotëm mes urbanit të Unazës dhe një motori.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT