E FUNDIT/ Aksident në Cërrik, makina përplas për vdekje një person

Aktualitet

E FUNDIT/ Aksident në Cërrik, makina përplas për vdekje

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Cërrik.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sektor Fermë”. Një automjet ka përplasur një këmbësor i cili për pasojë ka humbur jetën.

Viktima mësohet se është rreth 60-vjeç.

Indetiteti i tij nuk eshte bere akoma i ditur.

Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur të plotë detajet e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE

“Rreth orës 19:00, në lagjen nr. 3, Cërrik, një automjet aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin T. K., rreth 60 vjeç, banues në Cërrik, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

Falë veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara policore, është bërë i mundur identifikimi, kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e DVP Elbasan, i shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, si autor i dyshuar i këtij aksidenti.

Ndaj 35-vjeçarit do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë ngjarje”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT