E FUNDIT/ Aksident i rende në Tiranë, një i plagosur në aksin Sauk-TEG

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, në aksin rrugor Sauk-TEG.
Paraprakisht mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Behet me dije se një prej drejtuesve të automjeteve ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai mund të shihet në pamje pa ndjenja në timon, ndërsa ekipet e emergjencës i vijnë në ndihmë.
Ndërkohë burime paraprake nga policia e Tiranës, thonë se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Aksidenti krijoi radhë të gjata automjetesh në këtë aks. Sa i përket rrethanave autoritetet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e tyre.


