E frikshme në Laç, makina del nga rruga dhe ndahet dysh nga trafikndarësja, shoferi në gjendje të rëndë
Lajmifundit
/
11 July 2021, 12:53
Aktualitet

Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditën e sotme në Laç. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga e për pasojë ka përfunduar në trafikndarëse, që e ka çarë dysh.
Informacionet e para kanë treguar se shoferi është dërguar në spitalin e Traumës, i cili po Lufton me jetën. Dyshohet se shkak i aksidentës ka qenë shpejtësia e madhe e makinës./Abcneës.al


