E diela perfekte për plazh, por si pritet të ndryshojë moti gjatë pasdites

Aktualitet

E diela perfekte për plazh, por si pritet të ndryshojë moti

Pjesa e parë e ditës do të vijojë me kthjellime në të gjithë vendin tonë. Por, sipas Meteoalb pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash fillimisht në zonat jugore dhe gradualisht vranësirat përfshijnë gjithë territorin por pa mundur të gjenerojnë reshje. Mbrëmja sjell largim të vranësirave dhe mbizotërim të kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke u luhatur nga 11°C mëngjesi në zonat malore deri në 35°C mesdita në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi  Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim  mbi 3 ballë.


Kosova

Vijon ndikimi i masave ajrore verilindore, të cilat do të kushtëzojnë kthjellime gjatë paradites dhe mbrëmjes, ndërsa vranësira të lehta shfaqen gjatë mesditës dhe pasdites.

Maqedonia e Veriut


Territori i Maqedonisë së Veriut  gjatë ditës së diel do të paraqitet gjatë paradites në mbizotërimin e kthjellimeve. Pas mesditës do ketë kalime vranësirash nëpër territor. Parashikohet që orët e vona të pasdites të ri-kthejnë sërish kthjellimet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion