Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, kush janë 4 të plagosurit, mes tyre edhe dy të mitur
Lajmifundit
/
4 July 2021, 08:02
Aktualitet

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i bombolës në Velipojë, që përfshiu në flakë banesën, duke plagosur rëndë katër pjesëtarë të familjes.
Të plagosurit mësohet të jenë Alketa Gjoka 40 vjece, Daniela Gjoka 19 vjece, Klarisa Gjoka 15 vjece dhe Enrik Gjoka 12 vjec.
Të dëmtuarit do të dërgohen për mjekim të specializuar në Spitalin e Tiranës, pasi kanë djegie të konsiderueshme dhe gjendja e tyre shëndetësore është kritike.
Zjarri në banesën e familjes Gjoka ka rënë rreth orës 07:05 të mëngjesit.

