E bija po luftonte me kancerin, Methasani i emocionuar: Një pensionist më dha 2 mijë lekë për Lunën
Të gjithë shqiptarët u bënë bashkë që Luna, vajza e gazetarit të njohur, Defrim Methasanit, të mposhte kancerin e tmerrshëm. Dhe ashtu bëri, pas shumë mundimesh ajo ja doli.
Pavarësisht që Luna nuk donte dhe i kishte kërkuar të atit që të mos kërkonte ndihmë për të përballuar kurimin e saj në Gjermani, lajmi mori dhenë dhe të gjithë në kohë rekord mblodhën shumën që asaj i duhej për t’u kuruar.
Së fundmi, vetë gazetari, mes emocioneve të forta ka treguar takimin me një të moshuar rrugëve të Tiranës.
Në një intervistë në “TVSH”, gazetari tha se ai e ndaloi në rrugë dhe i dha 2 mijë lekë të vjetra për të voglën e tij e cila po luftonte me sëmundjen e tmerrshme. Methasani tha se ai person është vendosur në krye të listës, pasi përmes atij 2 mijë lekshi dha shpirtin dhe zemrën.
“Unë natyrisht që kam takuar dhe pensionistë në rrugës dhe dikush, ju mund të habiteni, por më ka dhënë 2 mijë lekë të vjetra. Unë atë e kam shënuar në krye të listës. Ai dha maksimumin që mund të bënte, dha zemrën, nuk dha 2 mijë lekshin dha shpirtin e tij. Dhe kjo është shumë e rëndësishme që ne të jemi pranë njëri-tjetrit, ta mbështesim njëri-tjetrin dhe të jetojmë me vuajtjen e njëri-tjetrin. Sek ur je mirë të gjithë duartrokasin, problemi është kur ke një hall një vështirësi një sëmundje se sëmundja është shumë e vështirë”, tha gazetari.
Vajza e gazetarit, Defrim Methasani arriti që pas më shumë se një viti të fitonte betejën me kancerin.