Vodhi bizhuteri me vlerë rreth 150 mijë euro, si u zbulua identitetit i shqiptarit

Aktualitet

Vodhi bizhuteri me vlerë rreth 150 mijë euro, si u zbulua identitetit

Një 45-vjeçar shqiptar është kthyer kryefjala e mediave franceze për shkak të vjedhjeve të tij me vlera të mëdha

Raportohet se shqiptari është i përfshirë në vjedhjen e dy banesave në Villepreux (Yvelines) në 29 tetor 2021, ku ka arritur të shtjerë në dorë një “thesar të vërtetë” të argjendarit të famshëm Cartier.

Gjatë bastisjes së njërës prej shtëpive ai kishte arritur të merrte bizhuteri të shumta të blera nga një punonjës i Cartier.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave franceze, mes tyre gjendej një orë ari me vlerë 69 000 euro dhe një unazë panterë prej ari të bardhë me 175 diamante të vogla e vlerësuar në 19 800 euro. Në thesarin e vjedhur prej tij kishte edhe një gjerdan amuleti 20 200 €, një unazë 5 620 €, dy ora të tjera 18 400 € dhe 4,050 €… Në total, “plaçka” që ai arrti të bënte arrinte në 150 000 €.

Dhe asgjë nga këto nuk u gjet më. Hajduti i grabitjes nuk ishte gjetur derisa u bë krahasimi i një shenje gishti dhe një gjurme ADN-je që ai kishte lënë në vendin e ngjarjes. Nga kjo u vu re se autori ndodhej ndërkohë në burg i arrestuar për një tjetër vjedhje. Ai po vuan ndërkohë një dënim prej 18 muajsh në qendrën e paraburgimit Bois-d’Arcy.

ME TE LEXUARAT