"E bëri nga Durrësi në Lushnje në këmbë pasi..." DETAJE nga vetëvrasja e ish-efektivit: E tallnin, donte një vajzë por...

Aktualitet

"E bëri nga Durrësi në Lushnje në këmbë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme ku një makinë totalisht e djegur me një kufomë u gjet brenda në qafën e Llogarasë.

Policia arriti të identifikojë viktimën dhe ai ishte Artjon Xheli, ish-efektiv policie. Nga të gjitha hetimet e bëra nga autoritetet u zbulua se ai ishte vetëvrarë duke i vënë zjarrin makinës ku ishte dhe vetë brenda.

Ndërkohë familjarët e 27-vjeçarit, nga Berati, janë shprehur se i riu vuante nga depresioni dhe para se të largohej nga banesa u kishte deklaruar se nuk do të kthehej në shtëpi, nëse nuk do të gjente punë.

Gazeta Shqip ka mësuar detaje të reja nga një dëshmi e një prej kushërinjve të Artjonit, sipas të cilit kishte kohë që ky i fundit shfaqte shenja depresioni.

“E tallnin gjithë kohën dhe nga puna e hoqën, nuk kishte shoqëri. Donte një vajzë në polici, por familja nuk e lejonte. Ajo shpesh e provokonte dhe i bënte gjeste.

Që në atë kohë sikur ra në depresion. Njëherë harroi makinën në Durrës se ku e kishte parkuar, dhe e bëri në këmbë nga Durrësi deri në Lushnje. Po ashtu edhe pistoletën e humbi,” shprehet ai për Gazeta Shqip.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion