Plagoset personazhi i njohur i TikTok-ut në Durrës, i dënuar në Angli për ...

Fabion Kuçi i njohur në rrjetet sociale si “GUCCI” është plagosur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr 9 të qytetit e njohur ndryshe edhe si lagja e Re.
Policia e Durrësit ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij. Ndërkohë i plagosuri ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.
Fabion Kuçi ka një histori të mëparshme kriminale jashtë vendit, duke qenë i dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale dhe duke shërbyer disa vite burg.
Ai ishte kthyer në Shqipëri vetëm pak muaj më parë dhe ishte bërë mjaft aktiv në rrjetin social TikTok, ku shpesh herë përfshihej në debate dhe përplasje me personazhe të tjerë si Kozak Braçi dhe Xhemal Ujka (Fire).
Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të ndëshkuar përgjegjësit. Autoritetet bëjnë thirrje për bashkëpunim nga dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjen në lagjen e Re.


