Dyshohet se u përdor për ngjarje kriminale/ U kap mat me automjet të vjedhur, pranga punonjësit të OSHEE-së

Aktualitet

Dyshohet se u përdor për ngjarje kriminale/ U kap mat me automjet

Një punonjës i OSHEE-së është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Në pranga është vënë shtetasi me inicialet E. K., përgjegjës i OSHEE-së për Mirditën.

Mësohet se ai u kap nga efektivët e policisë teksa ishte duke nxjerë nga bregu i lumit një mjet që ishte denoncuar i vjedhur në Korçë. Ndërsa targat e mbivendosura në të ishin të vjedhura në Elbasan.

Ai ka pohuar se mjeti i kishte ngecur aty, por pa dhënë deklarime për mënyrën apo sesi makina e vjedhur, njëherazi edhe targat e mbivendosura në të vjedhura po të vjedhura kishte rënë në duart e punonjësit të OSHEE-së.

Pretendimet e tij se makina i kishte ngecur në lumë janë të pa besueshme për grupin hetimor, ndërsa është duke u hetuar nëse ky mjet ëshë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale.
Ndërkaq, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion