Dyshohet se ka përdhunuar një vajzë me probleme mendore, arrestohet 57-vjeçari në Vlorë
Lajmifundit
/
12 Qershor 2023, 15:25
Aktualitet

Një 57 vjeçar nga Vlora është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe abuzuar seksualisht me një vajzë 20 vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin F. H., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare që vuan nga probleme të shëndetit mendor.”, njofton policia.


