Dyshohet për gjeste intime gjatë orarit të punës, ILD kërkesë në Kushtetuese për shkarkimin e anëtarit të KLP-së (EMRI)

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për një nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Olger Eminaj.
Burime jo zyrtare për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, ILD ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shkarkimin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pas dyshimeve për veprime seksuale të dyshuara të kryera prej tij.
Kjo masë e kërkuar argumentohet me faktin se anëtari i KLP, nga verifikimet e kryera rezulton se ka cenuar besimin e publikut. Gjykata Kushtetuese e ka riregjistruar çështjen dhe si relatore është caktuar gjyqtarja Marjana Semini.
Olger Eminaj dyshohet se i ka dërguar një denoncueseje foto intime dhe ka zhvilluar biseda me përmbajtje erotike, kjo e ndodhur gjatë orarit zyrtar të punës.
Gjithashtu dyshohet se ai i ka kryer këto veprime brenda ambienteve të institucionit të drejtësisë.


