Dy vite burg për Adriatik Llallën, ambasada britanike: Atje ku ka vullnet, reformat japin rezultat

Aktualitet

Dy vite burg për Adriatik Llallën, ambasada britanike: Atje ku ka

Ambasada Britanike në Shqipëri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të dënuar me 2 vite burg Adriatik Llallën, ish-kryeprokuror i Shqipërisë.

“Mirëpresim vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tregon se, atje ku ka vullnet, reformat japin rezultat.

Kur një sektor i drejtësisë funksionon siç duhet, askush nuk është mbi ligjin” shkruan ambasada.


Llalla u akuzua për disa vepra penale; “refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrim parash, por në fund u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë. Kujtojmë se ai dhe familja e tij janë shpallur “non grata” nga SHBA. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion