‘Gjuetari’ i UFO-ve publikon pamjet, momenti kur anija fluturuese zhytet në det

Bota

‘Gjuetari’ i UFO-ve publikon pamjet, momenti kur anija fluturuese

Një video-dokumentar, që tregon një objekt të panjohur fluturues, duke u zhdukur në fund të detit në Kaliforni u lancua nga “gjuetari” UFO-ve, Jeremy Korbel.

‘Gjuetari’ i UFO-ve publikon pamjet, momenti kur anija fluturuese
Sipas Korbel, videoja është regjistruar nga një anije e Marinës Amerikane në brigjet e San Diego në korrik 2019 dhe tregon një objekt sferik të errët, duke fluturuar mbi oqean.

“Ai ra në ujë“, tha një prej personelit ushtarak, pikërisht kur objekti misterioz dukej se po zhdukej në det.

‘Gjuetari’ i UFO-ve publikon pamjet, momenti kur anija fluturuese

Pentagoni ka konfirmuar se imazhet janë kapur nga personeli ushtarak. Videoja do të rishikohet nga Task Forca e Pentagonit për Fenomenet Ajrore të Identifikuara (UAPTF), një program i vendosur vitin e kaluar për të “mësuar në lidhje me natyrën dhe origjinën e Fenomeneve Ajrore të Identifikuara”.

‘Gjuetari’ i UFO-ve publikon pamjet, momenti kur anija fluturuese

“Unë mund të konfirmoj që videoja është marrë nga personeli i Marinës dhe se UAPTF e përfshiu atë në hetimet në vazhdim”, tha zëdhënësi i Pentagonit Susan Gaff për Thedebrief.

‘Gjuetari’ i UFO-ve publikon pamjet, momenti kur anija fluturuese

Në faqen e tij të internetit, Korbel thotë se anija e UFO-ve ishte e aftë të udhëtonte si në ajër ashtu edhe në ujë.

‘Gjuetari’ i UFO-ve publikon pamjet, momenti kur anija fluturuese

“Është shënuar në raportet e informacionit se anija sferike nuk mund të gjendej pasi hyri në ujë, se një nëndetëse u përdor në kërkim dhe nuk gjeti asgjë“, pretendon ai.

ME TE LEXUARAT