Dy vëllezërit vranë kushëririn në Greqi, flet dëshmitari: Mendova se e goditën në autobus

Aktualitet

Dy vëllezërit vranë kushëririn në Greqi, flet

Dy vëllezër shqiptarë vranë kushëririn e tyre në mes të rrugës në Kypseli mbrëmjen e së hënës. Efektivët e policisë gjetën një 28-vjeçar të gjakosur me plagë me thikë në qafë në kryqëzimin e rrugëve Chania dhe Patisia.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulance dhe 28-vjeçari me origjinë nga Shqipëria është transportuar në spitalin “Evangelismos”, ku ndërroi jetë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar se çfarë ka ndodhur, por një orë më vonë u paraqitën në polici dy vëllezërit, 17 dhe 19 vjeç, dhe pretendonin se kishin vrarë kushëririn e tyre.

Madje, 17-vjeçari dyshohet se ka thënë në polici se ka qenë ai goditur 28-vjeçarin dhe ka pretenduar se vëllai i tij ka qenë bashkëpunëtor. Dy vëllezërit kanë pohuar në polici se viktima po I dhunonte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një dëshmitar okular i vrasjes së 28-vjeçarit në Kypseli, duke folur për mediat greke, tha: “E pashë të vinte prej andej (rrugicës) dhe ai u rrëzua. Në fillim menduan se goditja me thikë ka ndodhur në një autobus që ndodhej aty në rrugë, por është bërë nga rruga e ngushtë (Rruga e Chanias).

Menjëherë e kuptova që ishte therur me thikë, kishte gjakderdhje. Ai nuk tha asgjë, as nuk dëgjohej.”

ME TE LEXUARAT