Pas operacionit, kryeministri i rikthehet punës, Rama mbledh kryetarët e bashkive
Lajmifundit
/
8 Tetor 2024, 09:46
Politikë
Pas operacionit, kryeministri Edi Rama i rikthehet axhendës politike. Mësohet se kreu i qeverisë do të mbledhë sot në një takim kryetarët e Bashkive.
Mbledhja do të zhvillohet rreth orës 10:00 në ambientet e Kryeministrisë.
Ky takim vjen disa muaj pas takimit të fundit në muajin korrik, ku një nga detyrat kryesore që u la kryebashkiakeve ishte përshpejtimi i procesit të legalizimeve.