Dy vajza të zhdukura në Shkodër dhe Tiranë, prindërit ngrenë në këmbë policinë

Aktualitet

Dy vajza të zhdukura në Shkodër dhe Tiranë, prindërit

Dy denoncime ka marrë Policia e Shtetit për dy vajza që janë larguar nga banesa. Rasti i parë bën fjalë për një 20-vjeçare që është larguar nga banesa. Ka qenë babai i saj që ka bërë kallëzimin në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë.

Ndërkohë, një e mitur, 17 vjeç, është larguar nga banesa. Denoncimi është bërë nga e ëma në Policinë e Shkodrës.

“Më datë 09.03.2024, një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër se është larguar nga banesa vajza e saj 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e të miturës.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasi A. S., 50 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja E. S., 20 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion