Dy të vdekur në Elbasan, kush është viktima tjetër e atentatit
Lajmifundit
/
4 Tetor 2021, 20:16
Aktualitet

Një tjetër person është plagosur fillimisht dhe më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra gjatë atentatit në Elbasan.
Mësohet se viktima tjetër është Lulzim Bitri, ashtu si Ardjan Çollaku me precedentë të mëparshëm penal.
Kush është Lulzim Bitri
Lulzim Bitri është arrestuar në vitin 2018 në Tetovë të Maqedonisë, pasi u përfshi në një përplasje me armë zjarri në Tetovë. Në atë kohë përleshja e armatosur ka ndodhur mes dy grupeve kriminale, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur në vend Naip Rexhepi.


