Djemtë e Valbona Selimllarit sulmojnë policin në Tiranë, thyejnë edhe kamerat e komisariatit

Aktualitet

Djemtë e Valbona Selimllarit sulmojnë policin në Tiranë,

Dy te rinj kane sulmuar nje efektiv policie ne Tirane.

Policia beri me dije se dy vëllezërit Deni dhe Kejni Selimllari, janë arrestuar pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa ishin duke ecur në këmbë në gjendje të dehur, kanë goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Po ashtu, policia e kryeqytetit bën me dije se gjatë shoqërimit Deni Selimllari dhe Kejni Selimllari, djemtë e Valbona Selimllarit, kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit.

Njoftimi:

Policia tha se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT