Shokon këngëtarja: U ndava nga i fejuari për tu lidhur me një vajzë, jam panseksuale

Këngëtarja dhe aktorja e shumë preferuar për të rinjtë, Demi Lovato, nuk ndalet me rrëfimet shokuese mbi jetën e saj. Kujtojmë se në verë, Demi u fejua me Max Ehrich dhe vetëm dy muaj më vonë ata të dy u ndanë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja është shprehur se ndarja ishte një shenjë e madhe për orientimin e saj seksual.
“Kur fillova të rritesha, nisa të kuptoja se sa e veçantë jam në të vërtetë. Vitin e shkuar unë isha e fejuar me një burrë dhe kur nuk funksionoi, mendova ‘Kjo është një shenjë e madhe’. Mendoja se do e kaloja jetën time me dikë. Tani që nuk do të ndodhte, u ndjeva më e lirë që mund të jetoja të vërtetën time.
U lidha me një vajzë dhe aty kuptova se kjo më pëlqente shumë më shumë. Ndihesha më mirë. Isha shumë në rregull. Me meshkujt, me të cilët kam qenë në lidhje, kur vinte puna tek marrëdhëniet intime, nuk doja të bëja asgjë. Nuk kishte fare lidhje personi me të cilin isha. I vlerësoja ata njerëz më shumë për miqësinë e tyre se sa për romancën dhe nuk doja romancë nga askush tjetër nga seksi i kundërt”, është shprehur Demi.
SKëngëtarja rrëfeu se kishte pasur një zgjim seksual kur pa skenën e famshme të puthjes së Sarah Michelle Gellar dhe Selma Blair në filmin “Cruel Intentions 1999”, por padyshim që u prek nga edukata e saj konservatore.
“Oh, më pëlqeu, por ndjeva shumë turp, sepse u rrita në Teksas si e krishterë, kjo është shumë zhgënjyese. Çdo tërheqje që kisha për një femër në moshë të re, e mbyllja brenda vetes para se të përpunoja atë që po ndieja”, tregoi ajo.


