Dy shpërthime në Durrës në orët e para të mëngjesit, policia: Ja çfarë ka ndodhur

Aktualitet

Dy shpërthime në Durrës në orët e para të
Dy shpërthime me lëndë plasëse kanë tronditur Durrësin gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjteje, duke shkaktuar panik te banorët, por fatmirësisht vetëm dëme materiale.

Ngjarjet kanë ndodhur me më pak se një orë diferencë nga njëra-tjetra. Ngjarja e parë u regjistrua rreth orës 03:50 në lagjen nr. 11, ku një sasi eksplozivi shpërtheu në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit G. K.

Ndërkohë, rreth orës 04:30, një tjetër shpërthim tronditi zonën e Shkallnurit, përgjatë aksit Plepa–Ndroq, ku tritol iu vendos derës së garazhit të një automjeti.

Policia dhe grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë kanë rrethuar vendngjarjet dhe po këqyrin kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi:
Durrës/Informacione paraprake

Rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11, Durrës, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit G. K., është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale.

Gjithashtu, rreth orës 04:30, në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq, është hedhur një sasi lënde plasëse në derën e garazhit të një automjeti, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet për mbledhjen dhe administrimin e provave, zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

ME TE LEXUARAT