Shëngjin, humbën kontaktet me familjet në plazh, gjenden dy fëmijët e mitur

Aktualitet

Shëngjin, humbën kontaktet me familjet në plazh, gjenden dy

Një episod i ankthshëm ka ndodhur sot në Shëngjin, por fatmirësisht është mbyllur mirë për dy fëmijë të mitur dhe familjet e tyre.

Sipas burimeve zyrtare, pasditen e sotme shërbimet e Policisë në Shëngjin, kanë marr njoftim së në zonën e plazhit Shëngjin, dy fëmijë të moshës 5 dhe 7 vjeç, kanë humbur kontaktet me familjet e tyre.

Pas kontrolleve nga shërbimet e Policisë u gjetën të dy fëmijët dhe iu dorëzuan familjarëve të tyre në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia deklaron se është në shërbim të komunitetit dhe bën apel që për çdo problem qytetarët të telefonojnë 112, duke siguruar për reagim të menjëhershëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion