I nxehti në Kanada, midhjet piqen në breg nga temperaturat përvëluese

Bota

I nxehti në Kanada, midhjet piqen në breg nga temperaturat

Vala e të nxehtit shkaktoi një fatkeqësi natyrore në brigjet e paqësorit në Kanada. Sipas disa shkencëtarëve, rreth 1 miliardë gjallesa detare, përfshirë midhje, molusqe dhe yje deti, ngordhën për shkak të temperaturave rekord të larta.

Këto janë efektet e rënda në një ekosistem që nuk është mësuar me aktivitetet e motit ekstrem, gjë e cila ka dëmtuar ndjeshëm industrinë e butakëve në zonë.

Kjo pjesë e brigjeve të British Columbia ka qenë e njohur për ujërat e ftohtë, një mjedis ideal për rritjen e gjallesave të detit. Por ngrohja e detit në dekadën e fundit ka rritur rrezikun bakterial tek midhjet.

Vala aktuale e të nxehtit, që ka nisur prej qershorit, mund të jetë katastrofike për këtë industri. Gjithashtu ka sjellë dhe probleme të tjera si dhe u ka marrë jetën disa personave në Kanada.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion