Dy efektivë dhe një protestues të lënduar/ Kryeministria kthehet në “skenë krimi”, zbarkojnë hetuesit (FOTO)
Lajmifundit
/
22 Dhjetor 2025, 21:52
Aktualitet

Protesta e opozitës u shoqërua në fund me tensione, pasi qytetarët hodhën molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të kryeministrisë.
Nga shpërthimi i molotovit, mbetën të plagosur dy punonjës të Policisë së Shtetit të cilët morën ndihmë mjekësore dhe një qytetar.
Gjithashtu, i lënduar mbeti dhe një qytetar, të cilit një bombë molotv i shpërtheu te këmbët dhe bëri që ai të përfshihej nga flakët. Menjëherë reaguan zjarrfikësit që ndodheshin tek korridori i policisë dhe shuan zjarrin në trupin e tij. Aktualisht, nuk dihet gjendja shëndetësore.



